Kalo te përmbajtja

Kush jemi

Një organizatë humanitare e ndërtuar mbi dinjitetin dhe besimin

Dora Care është organizatë joqeveritare, jofitimprurëse dhe e pavarur politikisht, e regjistruar në Republikën e Kosovës. Emri ynë, Dora e Përkujdesjes, është premtimi që bëjmë: një dorë e shtrirë me kujdes ndaj çdo njeriu në nevojë.

Të rinj që bisedojnë së bashku
Qëllimi i organizatës
Qëllimi parësor i organizatës është ushtrimi i veprimtarisë humanitare dhe bamirëse për zbutjen e varfërisë dhe përmirësimin e mirëqenies sociale të qytetarëve në Kosovë, përmes ndihmës së drejtpërdrejtë për familjet dhe grupet e margjinalizuara si të varfërit, të rinjtë, gratë dhe vajzat, personat me shëndet të cenuar, komunitetet, personat me aftësi të kufizuara, të papunët dhe të moshuarit. Ky qëllim realizohet paralelisht me fuqizimin e kapitalit njerëzor përmes skemave të bursave për studentët në nevojë ekonomike, studentët me rezultate të larta dhe ata në fusha deficitare, si dhe përmes përkrahjes institucionale në përmirësimin e infrastrukturës teknike dhe fizike në sferat e arsimit, shëndetësisë dhe shërbimeve sociale, me synim krijimin e kushteve më të dinjitetshme për jetë dhe zhvillim shoqëror.

Fushëveprimtaritë

Ku punojmë

Ndihma humanitare

Ndihmë e drejtpërdrejtë dhe e dinjitetshme për familjet në nevojë dhe grupet e margjinalizuara.

Zhvillim ekonomik

Fuqizim i kapitalit njerëzor, që përfituesi i sotëm të bëhet kontribuues i pavarur nesër.

Përfshirje sociale

Përfshirje e të rinjve, grave dhe vajzave, të moshuarve, komuniteteve dhe personave me aftësi të kufizuara.

Shëndetësi

Mbështetje për personat me shëndet të cenuar dhe për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore.

Edukim dhe trajnim

Bursa, kurrikula plotësuese dhe kushte më të mira mësimi për fëmijë, nxënës dhe studentë.

Identiteti zyrtar

Të dhënat e organizatës

Të dhënat tona zyrtare janë publike, sepse transparenca fillon me identitetin.

Parimet humanitare

  • Humaniteti
  • Paanshmëria
  • Neutraliteti
  • Pavarësia
Emri i organizatës
Organizata Humanitare Dora e Përkujdesjes / Humanitarian Organization Dora Care
Shkurtesa
HO Dora Care
Numri i regjistrit (NRB)
5121510-9
Numri fiskal
603769194
Përfaqësuesi i autorizuar
Faruk Begolli
Selia
Rr. Prroi i Njelmët, nr. 199, 10000 Prishtinë, Kosovë
Baza ligjore
Ligji Nr. 06/L-043 për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare dhe Statuti i Organizatës
Llogaria bankare
HO DORA CARE · BKT · XK05 1901 0959 8203 1183

Qeverisja

Si qeverisemi

Kuvendi i Anëtarëve

Organi më i lartë i organizatës. Ruan mbikëqyrjen statutore dhe shqyrton raportet vjetore, përfshirë ato për ankesat.

Bordi Ekzekutiv

Miraton politikat, mbikëqyr rastet me rrezik të lartë dhe shqyrton apelimet e komunitetit.

Përfaqësuesi i autorizuar

Faruk Begolli e përfaqëson organizatën para institucioneve dhe garanton përputhshmërinë ligjore.

Drejtori Ekzekutiv

Udhëheq punën e përditshme, projektet dhe ekipin, dhe siguron zbatimin e politikave në terren.

Transparenca dhe llogaridhënia

Angazhimet tona të prera

  • Të gjitha transaksionet kryhen vetëm përmes llogarive bankare të licencuara nga BQK.
  • Çdo donacion merr referencë unike dhe lidhet me qëllimin për të cilin është dhënë.
  • Tolerancë zero ndaj mashtrimit, korrupsionit, nepotizmit dhe çdo forme abuzimi.
  • Punojmë sipas Standardit Thelbësor Humanitar (CHS) dhe Standardeve Sphere.
  • Politikat tona janë të publikuara plotësisht në shqip dhe anglisht.
  • Çdokush mund të paraqesë ankesë në mënyrë të sigurt dhe konfidenciale.
Made with Modulify