Kalo te përmbajtja

Klubi i Donatorëve

Bëhu dora e djathtë e Dora Care

Bashkohuni me njerëzit që e mbajnë gjallë misionin tonë çdo muaj, në çdo fushatë dhe në çdo emergjencë. Ju zgjidhni ritmin, ne ju raportojmë për çdo euro.

Tri mënyra për të qenë pjesë

Zgjidhni ritmin që ju përshtatet

Më i kërkuari

Donator i rregullt mujor

Një kontribut çdo muaj që na lejon të planifikojmë bursat dhe ndihmat me siguri. Mënyra më e thjeshtë është urdhërpagesa e përhershme në bankën tuaj.

Fleksibël

Donator i fushatave aktive

Mbështetni fushatat që ju prekin më shumë: rregullisht, herë pas here ose njëherësh. Merrni raporte vetëm për fushatat që ndiqni.

Për emergjencat

Donator i çastit

Jeni gati të reagoni kur lind një nevojë urgjente. Ju njoftojmë vetëm kur hapet një thirrje emergjente dhe ju vendosni atë çast.

Kujdesi për donatorët

Çfarë merrni si anëtar i Klubit

Besimi juaj është amanet. Prandaj ju mbajmë të informuar në mënyrë të rregullt dhe me respekt për privatësinë tuaj.

Dhurimi mujor në tre hapa

  1. 1Plotësoni formularin dhe zgjidhni shumën mujore.
  2. 2Hapni formularin e urdhërpagesës, të plotësuar me të dhënat tuaja, dhe dorëzojeni në bankë ose në e-banking.
  3. 3Banka e kryen pagesën automatikisht çdo muaj. Ju mund ta ndryshoni ose ndaloni kurdo.

Raporte për ecurinë e fushatave

Përditësime të rregullta për çdo fushatë që mbështetni, me shifra të qarta.

Raporte për realizimin e projekteve

Kur një projekt përfundon, merrni raportin përmbyllës me rezultatet.

Vërtetim vjetor i donacioneve

Në fillim të çdo viti, një përmbledhje zyrtare e kontributeve tuaja.

Takime të rregullta të donatorëve

Ftesa për takimet ku ndajmë arritjet dhe planet me ju.

Komunitet në WhatsApp dhe Viber

Lajme të shkurtra dhe thirrje urgjente në kanalin që preferoni.

Privatësi e plotë

Të dhënat tuaja nuk ndahen me palë të treta, sipas Ligjit Nr. 06/L-082.

Anëtarësimi

Bashkohuni në Klub

Regjistrimi zgjat më pak se dy minuta. Anëtarësimi është falas dhe mund ta ndërprisni në çdo kohë.

Çfarë lloj donatori dëshironi të jeni?

Shuma mujore

€
Të dhënat tuaja

Me prefiksin e shtetit, p.sh. +383 44 123 456

Pyetje të shpeshta

A më detyron anëtarësimi të dhuroj çdo muaj?
Jo. Vetëm donatorët e rregullt mujorë kanë kontribut mujor, të cilin e kontrollojnë vetë në bankën e tyre. Donatorët e fushatave dhe donatorët e çastit dhurojnë kur dëshirojnë.
Si e ndaloj urdhërpagesën?
Mjafton të njoftoni bankën tuaj. Ne nuk kemi qasje në llogarinë tuaj dhe nuk mund të tërheqim para pa urdhrin tuaj.
Si i përdorni të dhënat e mia?
Vetëm për administrimin e donacioneve dhe për t’ju dërguar raporte e ftesa që keni pranuar. Mund të kërkoni në çdo kohë qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave.
A mund të anëtarësohet një kompani?
Po. Plotësoni formularin me të dhënat e personit kontaktues dhe na shkruani emrin e kompanisë. Ekipi ynë do t’ju kontaktojë për partneritet.
Made with Modulify