
Kurrikula për edukimin plotësues të fëmijëve
Hartojmë një kurrikulë të plotë dhe libra sipas nivelit të klasave dhe vështirësive, nga klasa e 1 deri në klasën e 12, për një edukim plotësues me besim të shëndoshë dhe vlera të qëndrueshme.
Organizata Humanitare Dora e Përkujdesjes
Zbutim varfërinë dhe përmirësojmë mirëqenien sociale në Kosovë përmes ndihmës së drejtpërdrejtë për familjet në nevojë, bursave për të rinjtë dhe mbështetjes për arsimin, shëndetësinë dhe shërbimet sociale.

Fushata e veçuar
Kurrikula për edukimin plotësues të fëmijëveFushëveprimtaritë tona
Ndihmën e menjëhershme e ndërthurim me arsimimin dhe fuqizimin, që askush të mos mbetet pas dore.
Ndihmë e drejtpërdrejtë dhe e dinjitetshme për familjet në nevojë dhe grupet e margjinalizuara.
Fuqizim i kapitalit njerëzor, që përfituesi i sotëm të bëhet kontribuues i pavarur nesër.
Përfshirje e të rinjve, grave dhe vajzave, të moshuarve, komuniteteve dhe personave me aftësi të kufizuara.
Mbështetje për personat me shëndet të cenuar dhe për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore.
Bursa, kurrikula plotësuese dhe kushte më të mira mësimi për fëmijë, nxënës dhe studentë.
Fushatat aktive
Çdo fushatë ka qëllim të qartë, raportim të rregullt dhe referencë unike pagese për transparencë të plotë.

Hartojmë një kurrikulë të plotë dhe libra sipas nivelit të klasave dhe vështirësive, nga klasa e 1 deri në klasën e 12, për një edukim plotësues me besim të shëndoshë dhe vlera të qëndrueshme.

Mbështesim studentë të talentuar dhe në nevojë ekonomike në fushat që komuniteti ynë ka më shumë nevojë: drejtësi, media, teknologji e komunikimit, mjekësi dhe formim profesional.

Me 350 € i sigurojmë një studenti në nevojë një kompjuter që i hap dyert e mësimit, kërkimit dhe punës së parë.
Klubi i Donatorëve
Klubi bashkon njerëz që mbështesin misionin tonë me rregull. Ju zgjidhni ritmin dhe kauzën, ne ju raportojmë për çdo euro dhe çdo projekt të realizuar.

Transparencë në çdo hap
Tani për tani pranojmë donacione me transfertë bankare. Pagesat online me Paysera, PayPal dhe kartë bankare vijnë së shpejti.
Një fushatë aktive, fondin e përgjithshëm ose fondin emergjent.
Pas formularit merrni të dhënat e llogarisë dhe një referencë unike.
Nga e-banking ose në bankë. Për dhurim mujor, me urdhërpagesë të përhershme.
Konfirmojmë pranimin dhe ju raportojmë për ecurinë dhe realizimin e projekteve.
Të dhënat për transfertë bankare

Një shoqëri e drejtë, solidare dhe me dinjitet, ku çdo individ dhe familje e cenueshme në Kosovë gëzon mirëqenie thelbësore sociale, qasje të barabartë në arsim cilësor dhe mundësi reale për të ndërtuar një jetë të pavarur, të shëndetshme e të dinjitetshme.Misioni dhe vlerat tona
Lajme dhe aktivitete

Besimi i donatorëve është amanet. Ja si sigurohemi që çdo euro të shkojë aty ku duhet.
Lexo më shumë
Një udhëzues i thjeshtë për ta vendosur donacionin mujor automatikisht në bankën tuaj, pa pasur nevojë ta kujtoni çdo muaj.
Lexo më shumë
Një komunitet njerëzish që mbështesin rregullisht misionin tonë, me raportim të rregullt, takime dhe grupe komunikimi.
Lexo më shumë
Bëhu vullnetar
Kërkojmë njerëz të përkushtuar për vullnetarizëm digjital, menaxhim fushatash dhe projektesh, punë në terren dhe kërkim fondesh. Ju ofrojmë përvojë, mentorim dhe vërtetim zyrtar të angazhimit.
Integritet dhe llogaridhënie
Punojmë sipas Standardit Thelbësor Humanitar (CHS), Standardeve Sphere dhe politikave tona të publikuara. Çdokush mund të na drejtohet me ankesë ose sugjerim, në mënyrë të sigurt dhe konfidenciale.