Nis Klubi i Donatorëve: bëhu dora e djathtë e Dora Care
Një komunitet njerëzish që mbështesin rregullisht misionin tonë, me raportim të rregullt, takime dhe grupe komunikimi.

Klubi i Donatorëve bashkon njerëzit që duan të jenë mbështetje e qëndrueshme për familjet në nevojë, studentët dhe projektet e Dora Care. Ju zgjidhni mënyrën dhe ritmin e kontributit.
Tri mënyra për t’u bërë pjesë
- Donator i rregullt mujor: një kontribut i vogël çdo muaj, mundësisht me urdhërpagesë të përhershme.
- Donator i fushatave aktive: mbështetni fushatat që ju prekin, rregullisht, herë pas here ose një herë.
- Donator i çastit: jeni gati të ndihmoni kur lind një nevojë urgjente.
Kujdesi për donatorët
Çdo anëtar merr raporte për ecurinë e fushatave dhe realizimin e projekteve, vërtetim vjetor të donacioneve dhe ftesa për takimet e rregullta të donatorëve. Bashkohuni në Klub.



