Rreth fushatës
Për shumë studentë, mungësa e një kompjuteri do të thotë më pak orë studimi, më pak qasje në literaturë dhe më pak mundësi për të gjetur punë. Një pajisje e thjeshtë bën dallimin mes ëndërrës dhe mundësisë.
Si funksionon
- Studentët aplikojnë dhe nevoja e tyre ekonomike verifikohet me kujdes.
- Me çdo 350 € sigurojmë një kompjuter të përshtatshëm për studime.
- Kompjuteri i dorëzohet studentit dhe donatorët marrin raport për dorëzimin.
Pse 350 €
Kjo shumë mbulon një kompjuter funksional për studime, me programet bazë të nevojshme. Mund të dhuroni një kompjuter të plotë ose çdo shumë tjetër, që bashkohet me kontributet e të tjerëve.



