Dora Care miraton paketën e politikave për mbrojtjen e njerëzve dhe integritetin
Politikat e reja vendosin tolerancë zero ndaj shfrytëzimit, abuzimit, mashtrimit dhe korrupsionit, dhe janë të hapura për publikun në faqen tonë.

Bordi Ekzekutiv dhe Kuvendi i Anëtarëve të Dora Care miratuan një paketë politikash që përcaktojnë qartë si i mbrojmë njerëzit që ndihmojmë dhe si e ruajmë besimin e donatorëve. Politikat zbatohen për stafin, vullnetarët, partnerët dhe furnitorët, dhe janë të publikuara të plota në shqip dhe anglisht.
Mbrojtja e njerëzve
- Politika për mbrojtjen dhe parandalimin e shfrytëzimit, abuzimit dhe ngacmimit seksual (PSEA)
- Politika për mbrojtjen e fëmijëve
- Politika për mbrojtjen nga ngacmimi, abuzimi dhe diskriminimi
- Kodi i mirësjelljes dhe etikës profesionale
Integriteti dhe financat
- Politika kundër mashtrimit dhe korrupsionit
- Politika për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit (AML/CFT)
- Rregullorja e prokurimit dhe menaxhimit financiar
- Politika e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë
Si raportohet një shqetësim
Çdo shkelje ose dyshim për shkelje mund të raportohet në mënyrë konfidenciale, edhe anonimisht, përmes Mekanizmit të Ankesave dhe Reagimeve. Organizata garanton mbrojtje nga hakmarrja për çdo person që raporton me mirëbesim.



