Kalo te përmbajtja
OrganizataDora Care

Misioni dhe fushat e veprimit të Dora Care

Vizioni ynë është një shoqëri e drejtë, solidare dhe me dinjitet. Ja pesë fushat ku punojmë dhe vlerat që udhëheqin çdo ndërhyrje.

Dy persona që shkëmbejnë një kuti me ndihma

Dora Care e sheh të ardhmen e Kosovës si një shoqëri të drejtë, solidare dhe me dinjitet, ku çdo individ dhe familje e cenueshme gëzon mirëqenie thelbësore sociale, qasje të barabartë në arsim cilësor dhe mundësi reale për një jetë të pavarur, të shëndetshme e të dinjitetshme.

Misioni ynë

Të ushtrojmë veprimtari humanitare dhe bamirëse të bazuar në standardet më të larta të integritetit dhe dhembshurisë njerëzore, për zbutjen e varfërisë dhe përmirësimin e mirëqenies sociale, përmes ndihmës së drejtpërdrejtë për familjet në nevojë, fuqizimit të kapitalit njerëzor me skema transparente bursash dhe mbështetjes institucionale në arsim, shëndetësi dhe shërbime sociale.

Pesë fushat e veprimit

  • Ndihma humanitare: ndihmë e drejtpërdrejtë dhe e dinjitetshme për familjet në nevojë.
  • Zhvillim ekonomik: fuqizim i të rinjve që përfituesi i sotëm të bëhet kontribuues i pavarur nesër.
  • Përfshirje sociale: vëmendje e veçantë për gratë dhe vajzat, të moshuarit, komunitetet dhe personat me aftësi të kufizuara.
  • Shëndetësi: mbështetje për personat me shëndet të cenuar dhe për infrastrukturën shëndetësore.
  • Edukim dhe trajnim: bursa, kurrikula plotësuese dhe kushte më të mira mësimi.

Vlerat që na udhëheqin

Dinjiteti njerëzor, dhembshuria, drejtësia dhe paanshëmria, përgjegjshmëria si amanet, cilësia në punë dhe solidariteti që fuqizon. Lexoni më shumë për misionin dhe vlerat tona.

Shpërndaje

Lexoni gjithashtu

Të gjitha publikimet
Made with Modulify